Abazi: Qytetarët e duan ndryshimin e 6 tetorit dhe jo terrin e regjimit të 20 viteve

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrin në detyrë, Haki Abazi ka thënë se qytetarët e duan ndryshimin e 6 tetorit dhe jo terrin e regjimit të 20 viteve.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se statistikat tregojnë të vërtetën, ku thuhet se Qeveria Kurti është më e përkrahura dhe se Kurti është kryeministri më i besuar.

“Qytetarët e duan të ardhmen e tyre në shtetin e tyre të plotë dhe jo politikanët që shkencën e përdorin vetëm në përllogaritjen e parave që përfitojnë nga krimi ekonomik- ndërtimor, punësimet familjare dhe zaptimi i pronave publike. % nuk e dine”, ka shkruar Abazi.

Ai ka bërë thirrje që nëse nuk ju besojnë statistikave, atëherë të shkohet në zgjedhje, por që sipas tij frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje.

Statistikat tregojnë të vërtetën(pikë)Qeveria Kurti është më e përkrahura;Kurti është kryeministri më i…

Gepostet von Haki Abazi am Sonntag, 31. Mai 2020

Të ngjashme