Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi shprehet optimist se pjesa e anëtarëve të LDK-së të cilët sipas tij e kanë bllokuar marrëveshjen do të reflektojnë dhe do të kontribuojnë në zhbllokimin e negociatave ndërmjet dy liderëve Albin Kurti dhe Isa Mustafa.
Kandidati për zëvendëskryeministër, Haki Abazi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se vendimi i presidentit Thaçi për dekretimin e Kurtit për të formuar qeverinë është edhe përcaktim i VV-së.
“Vendimi i presidentit për mandatarin është pjesë përbërëse e përcaktimit të VV që me konsistencë brenda Kushtetutës të mos jetë në asnjë formë bllokuese e proceseve, përkundrazi të jetë shtytëse drejt krijimit të qeverisë. Tani fillon numërimi 15 ditor sipas Kushtetutës, unë ende mbaj shpresa që pjesa e shëndoshë e mendimit brenda LDK-së do të nxjerr LDK-në nga pozicioni qe është i mos takimeve dhe do të kthehemi në tryezën e bisedimeve për ta finalizuar marrëveshjen për qeverinë e VV dhe LDK se bashku.
Abazi thotë se janë dy oferta në tavolinat e të dyja partive dhe se pas zgjedhjes së kryeparlamentarit ka ndryshuar gjithçka.
“Janë dy oferta një nga VV dhe tjetra nga LDK. Sigurisht është një moment i ri që është krijuar pas konstituimit të parlamentit me zgjedhje. e zotri Konjufcës kryeparlamentar, mirëpo kompromisi është bërë pas këtij momenti qe është krijuar, i është dhënë mundësia LDK për të pas presidentin dhe përkushtimin e plotë të VV që të sigurojë të gjitha votat përbrenda për të siguruar edhe kuorumin për votat tona dmth jo për votat e të tjerëve edhe votimin për president. Ky kompromis që është bërë me kërkesën e LDK dhe insistimin e saj që ta ketë presidentin sigurisht qe ka balancuar në anën tjetër zgjedhja e Glauk Konjufcës paralementar”, thotë ai.
Abazi: Konjufca nuk shkarkohet, s’bëjmë më kompromise
I pyetur se a do të jep dorëheqje kryeparlamentari Konjucfa në mënyrë që të hapet rruga për një marrëveshje eventuale me LDK-në, Abazi thotë se kjo cështje tashmë ka përfunduar.
Ai thotë se VV-ja nuk mund të bëjë më kompromise.
“Jo nuk mendoj. Unë mendoj që z Kurti mandatari për kryeministër ka qenë shumë i qartë qe nuk mund të kthehemi në vitin 2019 është një pozicion qe është bërë jo me dëshirën tonë por me detyrimin qe mos të bllokojmë institucionet këtë rast parlamentin. Dhe nëse flasim për negociata ku kompromisi është i domosdoshëm atëherë kompromisi veç është bërë, ne në një formë të detyruar kemi marrë kryeparlamentarin në anën tjetër kemi bërë lëshimin që LDK të lëvizë drejt marrjes se pozicionit te presidentit dhe kjo pozite mund të merret herët apo në momentin kur i kalon mandati presidentit duke pasur parasysh qe kemi një president që është i imponuar në pozitën e tij duke pasur parasysh formën e zgjedhjes
Në fakt nuk ma merr mendja
që kjo është e ndërlidhur me dorëheqjen
e zotit Konjufca por në momentin e krijuar dhe në fazën të cilën jemi pas një faze të gjatë pas
fillimit të negociatave mendoj që është momenti që të bëhen të gjitha të qëllimet
e Lidhjes Demokratike transparente dhe të hapura, për shembull se kush ka qenë
i planifikuar të jetë kryetar parlamenti
kush janë ministrat kush është kandidati për president sepse ma merr mendja që
të gjithë edhe ne si partner i mundshëm koalicioni qeverisës por edhe qytetarët
meritojnë që të dinë se kush janë pjesa
e gjysmës tjetër së qeverisë Kurti. Për të cilët Lidhja Demokratike duhet të
votoj sepse sigurisht që në një strukturë heterogjene të interesave që ka
LDK-ja edhe përbrenda njerëzit duhet të dinë se kush janë kandidatët për
pozitat kyçe në Qeverinë Kurti”, thotë ai.
Abazi: VV-ja e gatshme për t’u takuar me LDK-në
Abazi nuk ka treguar se kur do të ndodhë një takim tjetër i mundshëm ndërmjet dy liderëve, Kurti-Mustafa, por thotë se janë të gatshëm për t’iu kthyer dialogut.
“Unë mendoj mund të flas për VV-në, ne jemi të gatshëm, thirrja është bërë edhe në letrën që është dërguar nga letra e fundit por edhe sot publikisht që ne jemi të gatshëm t’i kthehemi bisedimeve dhe të finalizojmë marrëveshjen”, thotë ai.
Abazi thotë se tashmë në periudhën vijuese do të respektojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese dhe do të mundohen që të sigurojnë votat për të formuar qeverinë.
“Mendoj qe duhet te ketë një diskutim në gjithë spektrin politik te Kosovës, ajo çka ne do të bëjmë është që të respektojmë të gjitha dispozitat kushtetuese dhe të ecim nëpër procedura sipas ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës së Kosovës”, përfundon ai.