Abazi: S’ka shiringa në Pediatri, asnjë premtim i kësaj Qeverie s’po realizohet

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 12:29 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Haki Abazi, ka kritikuar qeverinë Kurti për gjendjen në shëndetësi. Ai iu drejtua ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se në spitalin e Pediatrisë në Prishtinë nuk ka shiringa, dhe me këtë rast, prindërit detyrohen t’i blejnë vetë ato, raporton Ekonomia Online.

Abazi ka deklaruar se premtimet që janë bërë nga kjo Qeveri, asnjëra prej tyre nuk po realizohet.

“Nuk mbrohet fakti që në Pediatri nuk ka shiringa, fëmija 6 muajsh me kancer duhet të presë që prindi të dalë t’i blejë shiringat, nuk është qasje strategjike kjo. Nuk është qasje e drejtë me dalë Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë me fol si me qenë fushatë elektorale. Tri vjet qeverisje gati katër të qeverisjes Kurti dhe janë 10 vite të ekzistencës së VV-së për analizat e dëmshme dhe mangësive që ka ky sektor. Premtimet që janë bërë, fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk po realizohet, mos e merr krejt barrën mbi vete sepse nuk ka plan për preventivë, sepse po vazhdohet të digjet qymyri e mbeturinat, po vazhdon të dëmtohet shëndeti publik”, ka deklaruar ai.

Tutje, Abazi u shpreh se nëse një qytetar sëmurët, detyrohet të thërras dikë për të gjetur “të njofshëm” për me marr shërbim.

“Nëse arrin deri te momenti kur jemi të sëmurë si qytetar, qoftë nga gripi, ne përfundojmë në thirrje telefonike të njerëzve të njofshëm për me marr shërbim, sot në vitin 2024. E keni pru parlamentin në ditë të zeza, e keni bo leckë”, tha më tej Abazi

Të ngjashme