Abazi: Tentimi për ta kthyer Kosovën para 6 tetorit, shemb rendin kushtetues e demokratik

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, reagoi pas mesnatës pas disa raportimeve se Gjykata Kushtetuese do të mbështesë formimin e një qeverie të re në Kosovë pa shkuar në zgjedhje.

“Tentimi me kriju precedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht në këtë moment të zhvillimeve ka nevojë për të mbrojtur vendin dhe interesat shtetërore nga kapësit e shtetit”, shkroi Abazi në Facebook.

Sipas tij ndryshimi në Kosovë ka ndodhur me 6 tetor.

“Tentimi me ndal ndryshimin ose me kthy me force vendin para 6 tetorit, është papërgjegjësi dhe kontribut në shembjen e rendit kushtetues e demokratik”, tha Abazi.

Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit në detyrë:

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157107538250718
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme