Dritan Abazoviq ka deklaruar sot se nuk i ka inat fjalët e shëmtuara të cilat ia thane qytetarët që protestuan mbrëmë në Podgoricë dhe se mbron të drejtën e tyre për të protestuar.
“Gjatë viteve janë grumbulluar shumë padrejtësi, kështu që një reagim i tillë është i logjikshëm. Megjithatë, atyre që nxisin urrejtje dhe ulen në kolltuqe, unë gjithmonë do t’u them se ku e kanë vendin”, ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri malazez Abazoviç.
“Nëse kemi mundësinë të formojmë një qeveri, ajo do të jetë një qeveri e pajtimit”, tha Abazoviç, duke shtuar se të gjithë ishin të mirëpritur – malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, ortodoksë, katolikë, myslimanë.
Ai tha se nuk ka rëndësi përkatësia, por ideja. “Le të dalim nga matrica – le të pajtohemi me Malin e Zi dhe të shohim përpara. Ji i sigurt se Mali i Zi mundet”, shkroi Abazoviç.