Abazoviq brohoret me protestuesit që e quajnë “tradhëtar”

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Njeriu që ka më së shumti gjasa të bëhet kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pati një pritje më ndryshe se herëve tjera para se të fillonte intervistën në televizionin RTV Nikshiq.

Një grup protestuesish i dolën atij para duke i thënë “tradhtar” dhe “ti i more paratë Dritan”.

Ky takim jo i zakonshëm përfundoi shpejt, pasi Abazoviq e mori me shaka duke brohoritur dhe duartrokitur ndaj protestuesve, duke u thënë të njëjtat fjalë që i thanë ata.

Më poshtë keni videon ku e tregon këtë moment:

Abazoviq i ka gjasat më të mëdha që të bëhet kryeministër i shtetit malazez, kjo pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që u finalizua para dy jave dhe i mori 43 vota për dhe 11 kundër. Në votim, nga 81 deputetë, morën pjesë 54, shkruan B92.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme