Vendimi i parë i Dritan Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit.

Ai në Facebook ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviq.

Dritan Abazoviq u zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi. Ai është kryeministri i parë shqiptar i këtij vendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme