Lajçak takon Abazoviqin: Ruajtja e orientimit të Malit të Zi drejt BE-së është vendimtare

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera lidhur me Ballkanin, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim në Bruksel, Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajçak pas takimit ka theksuar se orientimi i Malit të Zi drejt BE-së është vendimtar.

“Mirënjohës për diskutimet e thella dhe të hapura me zëvendëskryeministrin Abazoviq lidhur me zhvillimet aktuale në Mal të Zi”.

“Theksova se ruajtja e orientimit të qartë strategjik drejt BE-së është vendimtar”, është shprehur Lajçak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme