Abazoviq takohet me zëvendëskryeministren, Emilija Rexhepi dhe përfaqësuesit e komuniteteve

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka pritur sot në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e minoriteteve të Republikës së Kosovës. Kjo vizitë ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes të dyja vendeve.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me shumicën e komunave të Malit të Zi  që janë pjesë e skemës së programeve të financuar nga programi ndërkufitar.

“Marrëdhëniet e mira të Kosovës dhe Malit të Zi kanë kaluar në këtë portofolin që unë jam përgjegjës për komunat e Kosovës, kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me shumicën e komunave që janë pjesë e skemës së programeve të financuar nga programi ndërkufitar”, tha ai. 

Kryetari i grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan, tha se si komunitete ndihen krenar me ligjet dhe të drejtat që ju garanton Kushtetuta e Kosovës.

“Është kënaqësi që të kemi takim me ju kryeministër. Ne jemi këtu në Kosovë duke punuar dhe kontribuar vazhdimisht për shtetin tonë të përbashkët, në anën tjetër sigurisht që jemi gardian të komuniteteve jo shumicë të cilat e këqyrim zbatimin e ligjeve dhe të drejtave tonë që i kemi të garantuara me Kushtetutë. Mund të themi që krenohemi me të drejtat tona ligjore dhe kushtetuese në rajon”, tha ai.

Deputeti nga radhët e komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Ergjan Galushi, tha se Kushtetuta e Kosovës është shembull për shtet e rajonit, sa i përket të drejtave që kanë komunitetet.

“Faleminderit që erdhët për të na vizituar vendin tonë Kosovën, një prej shteteve më multi etnike në rajon. Ne në Kosovë jemi të lumtur që kemi një Kushtetute së bashku me ligje që janë shembull për shtetet e rajonit. Ne edhe ju si shtete që mendojmë për një demokraci duhet të jemi zbatues të vërtetë dhe të mirë”, tha ai.

Të ngjashme