Abazoviqi pas rrëzimit: Ndjehem krenar çka kam bërë

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 01:19 | Nga Ekonomia Online

Dritan Abazoviq, tashmë kryeministër në largim, ka thënë se përkundër të gjithave “ndjehet krenar”.

“Ndihem krenar pas diskutimit të sotëm dhe përgëzoj koalicionin e ri të Alekse Beçiqit dhe Milo Gjukanoviqit”.

Ai tha se shpreson që së shpejti të arrihet një marrëveshje.

“Nga sot situata është më e lehtë për ne – këtë vend do ta qeverisin ose kriminelët ose qytetarët. Ne jemi në anën e qytetarëve”, tha Abazoviqi.

Të ngjashme