Abbott: Britania mbetet partnere dhe mike e afërt e Kosovës edhe pas largimit nga BE

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se vendi që e përfaqëson sot do të largohet nga Bashkimi Europian por i siguroi kosovarët se miqësia e mbështetja për Kosovën mbetet e njëjtë, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka theksuar se Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës dhe partnere besnike dhe mbrojtëse e vlerave të përbashkëta europiane.

“Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës”.

“Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme