Ambasadori britanik Nicolas Abbott, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online.
Nëpërmjet këtij Memorandumi palët u pajtuan që të bashkëpunojnë për mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në rivendosjen e besimit në institucionet publike duke avancuar zbatimin e proceseve të rekrutimit, siç përcaktohet me legjislacionin përkatës në fuqi.
Mbështetja britanike do të ndihmojë në funksionalizimin e sistemit të ri të rekrutimit për kategoritë e larta drejtuese, monitorimin dhe vendosjen e standardit të ri për proceset e rekrutimit në emërimet publike në Kosovë, si dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve publike.