Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar dje veriun e Kosovës, ku është takuar me përfaqësues të OJQ-ve, mediave dhe përfaqësues politikë.
Gjatë takimeve është diskutuar për tema të ndryshme duke përfshirë sundimin e ligjit, pajtimin, dialogun me Serbinë, arsimin, ekonominë dhe zgjedhjet e ardhshme.
“Zgjedhjet janë pjesë e rëndësishme në çdo demokraci moderne. Është moment i rëndësishëm për popullin e Kosovës të zgjedhin liderët e tyre. Ne presim të shohim zgjedhje demokratike dhe të lira nga çdo lloj presioni apo kërcënimi ndaj votuesve”.