Abbott për 1133 fëmijë kosovarë të vrarë dhe të pagjetur nga lufta: Meritojnë drejtësi

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkuar për vizitë në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë, për të përkujtuar 1133 fëmijë të vrarë para 20 viteve në luftën në Kosovë.

Abbott një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në ‘Facebook’, teksa ka thënë se ata meritojnë drejtësi, shkruan Gazeta Express.

“1133 fëmijë janë vrarë dhe të pagjetur nga një konflikt përpara 20 vitesh. Ata meritojnë drejtësi”, ka shkruar ai.

“Një herë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës”.

Ai bënë thirrje për “falje, por jo harresë”.

Abbott përpara disa javësh shkoi në vizitë edhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve, ku nderoi viktimat e rëna në luftë nga ana e familjes së Jasharit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme