Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) Ka organizuar tryezën me temën “Dështim apo neglizhencë: Zhvillimet e fundit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha Ekzekutive e Grupit për Studime Juridike e Politike, Arbëresha Loxha, theksoi se sundimi i ligjit është primarë për një shtet demokratik.
Loxha kërkoi nga subjektet politike të cilat hapin sot fushatat zgjedhore të heqin dorë nga premtimet e kota lidhur me reformat ligjore. Siç tha ajo, të lejojnë gjyqtarët e prokurorët ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje nga politika.
Në këtë mënyrë, sipas saj do të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
“Sundimi i ligjit është thelbësore për demokracinë të drejtat e njeriut dhe shtetësinë. Një sistem ku gjyqtarët janë ta gatshëm të bëjnë punën e tyre. Të gjithë ata që dalin sot në fushate të heqin dorë nga premtimet e kota, e të lejojnë që gjyqtarët e prokurorët të jenë të paanshëm dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin. Është koha e fundit që na sistemin e drejtësisë që prokurorët janë të aftë të merren me krimin dhe korrupsionin nëse politika nuk ndërhyn në punën e tyre të përditshme. Këtu kemi katër raste kryesore të cilat janë mbetur ta pandëshkuara nga Këshilli Gjyqësor Prokurorial, Rasti i Veteranëve, Rasti i Fajdeve , Rasti Toka, Rasti Pronto dhe Rasti i Vizave”, tha Loxha.
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaroi se nuk është e mjaftueshme të kemi vetëm deklarata për luftimin e korrupsionit.
Siç tha ai, qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë masa konkrete të luftimin në këtë drejtim.
Abbot vlerësoi se Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore derisa tha që Ambasada do të monitorojë nga afër procesin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.
“Roli i shoqërisë është kyç në një shtet demokratik. Andaj dua të besoj që edhe në Kosovë rolin e shoqërisë civile dhe GLPS veçohet lartë. Përmes kësaj tryeze të përçojmë mesazhin te partitë politike të cilat kanë prioritet sundimin e ligjit. Jo vetëm partnerët ndërkombëtarë konsultuar nga afër, por edhe Këshilli ka vendosur që të mbaj dëgjim publik për të marrë vlerësimin e shoqërisë civile, kjo ndikon në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Nuk është e mjaftueshme të kemi vetëm deklaratat për luftimin e korrupsionit. Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë se cilat janë masat konkrete në këtë drejtim”.
“Dua të theksoj që Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore, por këto duhet të bëhen nga analizat që vijnë nga konteksti i vendit tuaj. Duhet të ketë rezultate konkrete të korrupsionit dhe krimit të organizuar të profitit të lartë. Ekzekutivi dhe legjislative kanë të drejtë të marrin veprime ligjore për ndryshimin e reformave ligjore. Deri tani Këshilli Prokurorial ka treguar gatishmërinë dhe vullnetin që ky proces të shkoj sa më mirë. Ne do të monitorojmë nga afër këtë proces dhe presim që kandidatët me meritor të marrin këto pozita kaq të rëndësishme. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm drejt arritjes së rezultateve konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Abbott.
Hulumtuesja e GLPS-së, Rreze Hoxha, rekomandoi që KGJK-ja të jetë shembull i rritjes së transparencës gjatë procesit të emërimit të personave në organet e drejtësisë.
Me tej, Hoxha theksoi se KGJK-ja duhet t’ia mundësoj qasjen shoqërisë civile në dokumentet publike, si dhe KGJK-ja duhet të ndëshkoj gjyqtarët sa i përket aktgjykimeve që përmbajnë shkelje të ligjit.
“KGJK-ja si institucion kushtetues duhet të jetë shembull i rritjes se transparencës gjatë procesit të emërimit të personave në postë të organeve të drejtësisë. Duhet t’ia mundësoj shoqërisë civile qasjen të dokumenteve publike që përcaktojnë metodologjinë dhe kornizën ligjore. KGJK-ja nuk duhet ti lë të pandëshkuar por të ndërmarr masa ligjore e specifike kundër gjyqtarëve përfshirë në nxjerrjen e aktgjykimeve që përmbajnë shkelje te ligjit”, tha Hoxha.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka thënë se Këshilli Prokurorial do të zbatoj dispozitat kushtetuese dhe ligjore.
Hyseni tha se Këshilli është duke u atakuar nga personat politik, për të cilën tha ai se KGJK-ja ka lëshuar nga puna personat të cilët kanë bërë lëshime gjatë punës.
Hyseni theksoi se do ta ndryshoj sistemin nga brenda, derisa tha se secili që e shkel ligjin pa marrë parasysh se kush është do ta marrë vendimin e merituar.
“Dua të theksoj së Këshilli Prourorial i Kosovës ka marrë veprime konkrete për të vepruar dhe zbatuar dispozitat kushtetuese dhe ligjore në përgjithësi dhe obligimet që i ka. Jemi në drejtim të hapjes publike të punës tonë, duke hartuar legjislacion ndërkombëtar, duke bashkëpunuar me projektet që po na ndihmojnë sistemin e drejtësisë. Është e vërtetë që KGJK-ja është duke u atakur nga personat politikë që po ndërhyjnë në punë. Për shkak të shkeljeve ligjore që kanë bërë gjatë punës së tij që ka bërë lëshime pro KGJK e ka dërguar në shtëpi. Kemi nevojë me u përmirësuar, të gjithë duhet të punojmë që drejtësia të avancohet”.
“Nuk është e vërtet që KGJK-ja nuk ka reaguar për rastin e veteranëve, pasi që KGJK-ja me datën 22 gusht ka reaguar për zotin Elez Blakaj. Këshilli ka përcaktuar tre prokurorë të merret me çështjen e veteranëve. Jemi zotuar që do ta ndryshojmë sistemin nga brenda. Rezultatet do t’i shohim deri në fund të vitit, secili që e shkel ligji do ta merr vendimin e merituar. Çfarëdo qoftë, nuk do ta falim askënd”, u shpreh Hyseni.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se do t’i marrin seriozisht kritikat e punës së Prokurorisë.
Lumezi deklaroi se nuk ka pasur persona me pozita të larta që janë akuzuar derisa ai ka marrë pozitën.
“Bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Gjyqësor dhe organizatave të cilët monitorojnë punën duhet të jetë e një niveli të lartë që të veprojnë në mënyrë profesionale e jo amaterske. Vështirësitë dhe mangësitë janë të shumta. Kemi vërejtje në punën tonë, ne do t’i marrim seriozisht dhe do t’i përmirësojmë. Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të gjitha sfidat që përballet sistemi i drejtësisë të cilat nuk janë të lehta. Sa i përket raportit ka shumë vërejtje që Prokuroria nuk ka treguar efikasitet në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por unë mund të them që para se unë të vija në pozitë as nuk është menduar që personat me pozita të larta të ketë qenë me aktakuza”.
“ Kemi ish ministra, deputet, mjekë, gjyqtarë, kryetar të Gjykatës së Apelit, përfaqësues të partive politike e kryetar të subjekteve politike. Kemi kritika pse nuk kemi aktakuza për këta persona, i vetmi institucion i cili e vlerëson punën e prokurorisë është gjykata, andaj theksoi që duhet vëzhgues të jenë edhe mediet dhe shoqëria civile. Brenda sistemit keni udhëzime të detyrueshme të cilat i nxjerr prokurori i shtetit. Nëse hetohet Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari, Kryeprokurori, Kryetar të komunave, Deputetë duhet të informohet Prokurori i Shtetit”, ka thënë Lumezi.