Abbott takohet me shefin e OSBE-së: E falënderova për rolin jetik të tij në Kosovë

Prishtinë | 07 Shk 2024 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se sot e pati një takim lamtumirës me shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport.

Abbott është shprehur ndaj Davenport falënderues për punën e tij në Kosovë.

“E falënderova Michael për rolin pozitiv dhe jetik që ai dhe ekipi i tij luajnë në Kosovë”, ka shkruar Abbott në platformën X.

Të ngjashme