Abbott: Zgjidhja e situatës në veri kërkon durim

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se zgjidhja e situatës në veri të cilën ai e vlerëson të vështirë dhe të rrezikshme kërkon durim dhe mendim të qetë.

“Është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Abbott në “Facebook”.

Sipas tij Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike.

Të ngjashme