Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka lavdëruar FSK-në për vlerësimin që ka marrë nga “Crisis Response Journal”.
“Jam shumë i lumtur të shoh që Qendra e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH) të marrë vlerësimin e merituar nga botimi i fundit i revistës nga Mbretëria e Bashkuar, Crisis Response Journal”, shkruan Abbott.
Abbott, përmes një postimi në Facebook, thotë se “mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së veç se kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufinjve të Kosovës”.
“Siç është e njohur edhe në rajon, vendet fqinje po dërgojnë trupat e tyre për t’u trajnuar në QKTSH”, shkruan Abbott.
“QKTSH është bërë një nga të arriturat më të mëdha të FSK-së dhe të Republikës së Kosovës. Tani ofrojnë mbi 20 kurse të ndryshme duke përfshirë reagim në fatkeqësi, komanda për incidente, shpëtim në ujë, mbijetesë në dimër dhe male, negociata në raste me pengje dhe studimet e terrorizmit”, ka shkruar “Crisis Response Journal”.