Abdixhiku bënë homazhe në 21 vjetorin e vrasjes së Kolonel Tahir Zemajt

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë dhe familjarë kanë bërë homazhe, në 21 vjetorin e vrasjes së Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt, kryetarit të Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, ka njoftuar kjo parti.

Ne njoftimin e kësaj partie thuhet se zbardhja e kësaj vrasje por edhe të gjitha vrasjeve te veprimtarëve të tjerë është e domosdoshme.

Njoftimi i plotë:

21 vite më parë, Kosova u trondit me lajmin për vrasjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, ushtarakut dhe strategut të luftës Kolonel Tahir Zemajt, djalit Enisit dhe kushëririt, Hasanit, i cili ishte kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

Koloneli Tahir Zemaj udhëhoqi beteja të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, kundër regjimit serb. Ishte veprimtar i çështjes kombëtare, aktivist i orëve të para i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova.

Koloneli Zemaj bashkë me Enisin e Hasanin, u ekzekutuan nga një breshëri plumbash derisa po ktheheshin në shtëpi me veturë.

Humbja e Kolonel Tahirit dhe shuarja e ëndërrave të Hasanit e Enisit nuk janë vetëm humbje të familjes Zemaj dhe LDK-së por edhe të gjithë Kosovës, prandaj dhe zbardhja e kësaj vrasje por edhe të gjitha vrasjet e veprimtarëve të tjerë është e domosdoshme, prandaj dhe dhimbja bëhet më e madhe.

E përhershme do të jetë jeta dhe vepra e Kolonel Tahirit, Enisit dhe Hasanit të cilët do të mbesin gjithmonë frymëzim i lirisë.

Lavdi!”

Të ngjashme