Abdixhiku dhe Taravari dënojnë manovrat destabilizuese të Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin, me të cilin biseduan për nxitjen e bashkëpunimit mes partive të qendrës së djathtë në rajon.

Taravari tha se së bashku me Abdixhikun, dënuan manovrat destabilizuese të Serbisë, në Kosovë.

“Kënaqësi të takohem me Lumir Abdixhikun. Ne dënuam manovrat destabilizuese të Serbisë në Kosovë. Ne ramë dakord që të takohemi më shpesh dhe të nxisim bashkëpunimin mes partive të qendrës së djathtë në rajon, për çështje që prekin qytetarët tanë, si bashkëpunimi rajonal, kriza energjetike dhe ekonomia”, ka shkruar Taravari në Twitter.

Të ngjashme