“Abdixhiku e do të tjerë në LDK janë si filiale e Vetëvendosjes”

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka hedhur “akuza” ndaj kryetarit të partisë së tij, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai “së bashku me disa të tjerë” është si njësi e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë flas atë që e shoh dhe atë që e kam parë kur kam qenë në Kryesi. Dhe unë i kam identifikuar me emër e mbiemër cilët janë njësia e Vetëvendosjes në kryesi të LDK-së. Prej Lumir Abdixhikut, a do tjetër pos Lumirit?! Edhe do tjerë pas tij”, tha Hyseni, në Tëvë1.

Ai po ashtu theksoi se ka një grup në LDK që janë më shumë Vetëvendosje sesa LDK.

“Më vjen keq që LDK-ja ka degraduar në këtë çështje kaq shumë, por unë nuk e gjej po përpiqem ta gjej arsyen këto ditë pse, por e vetmja përgjigje që po jap vetëvetes është që në LDK ka një grup që janë më shumë Vetëvendosje sesa LDK…janë të ndikuar, janë njëfarë filali i Vetëvendosjes… ka njëfarë mendësie aty të Vetëvendosjes. Nuk mund ta luftosh Vetëvendosjen me metodat e Vetëvendosjes. Duhet të jesh pak më kreativ”, u shpreh Hyseni.

Të ngjashme