Abdixhiku i bindur se LDK-ja s’merr pjesë në dialog: Kjo Qeveri është totalisht e papërgatitur

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 11:59 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetrari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Qeveria e Kosovës në të gjithë sektorët është duke keqmenaxhuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, shëndetësia është më tepër se pandemia dhe rregullimi i infrastrukturës është  diçka përtej asfaltit.

Madje ai ka thënë se Qeveria Kurti është totalisht e papërgatitur edhe sa i përket dialogut me Serbinë. Kreu i LDK-së shtoi se partia e tij nuk do të jetë pjesë e këtij procesi, por që do të kërkojë llogari nga Qeveria.

“Politika e shëndetësisë do të duhej të ishte më tepër se pandemia, e spitaleve të reja. Politika e infrastrukturës do të duhej të ishte diçka përtej asfaltit”.

“Ne kemi një Qeveri që nuk ka pozicion politik rreth dialogut. Unë kam kërkuar nga Kurti në takim që të prezantoj për qytetarët e shoqërinë civile një qëndrim. Ne u kemi paraqitur një dokumenti është bukur publik sepse i është shpërndarë edhe medieve”.

“Ai i ka disa parime që baza negociuese duhet të jetë me Kosovën po jo për Kosovën. Kosova duhet të jetë palë e dialogut. Të ketë konfirmim të plotë që çështjet e organizimit territorial nuk do të diskutohen në dialog”.

“I kam bërë të qartë kryeministrit e juve se LDK nuk merr pjesë në dialog. Si LDK do të kërkojmë raportim me Kuvend për dialogun, besoj që kjo është përgjegjësi e Qeverisë. Shmangia e dialogut çon në përplasje me BE e ShBA. Kjo Qeveri është totalisht e papërgatitur për të marr pjesë në dialog”.

Kur foli për takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i ShBA-së dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, tha se kërkoi ndihmë për heqjen e vizave e anëtarësim në NATO, raporton EO.

“Jam takuar me Lajçkun e Palmerin dhe nuk kam paraqitur asgjë më shumë se kjo që thashë lidhur me dialogun kurse jashtë kësaj kemi diskutuar miqësisht lidhur me LDK-në e fortë, ta kemi një Qeveri funksionale, kërkuam të na ndihmojnë në çështjet e liberalizimit të vizave dhe të bëhet një ndarje mes saj e dialogut, të shtyhet Kosova drejt përfaqësimit në NATO”.

Përderisa Ehat Miftaraj, nga IKD0ja ka pyetur lidhur me vettingun a do ta përkrahni pozitën për ta bërë këtë si dhe çështja e ngritjes së një padie për gjenocid.

“Ne mendojmë që vettingu duhet të jetë unik jo model si në vendet tjera sepse nuk funksion. Ai dihet të jetë sistem i vazhdueshëm”.

“Kërkesa e vetme e ShBA-së është që të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë drejtë rikthimit si parti e madhe në vend. Ka kërkesë për angazhim. ShBA-ja për mua nuk janë ndërmjetësues në dialog, por janë palë me neve. Jo vetëm çështjet e sigurisë, por kufijtë që na ruhen prej saj, por asnjë ecje e Kosovës nuk bëhet pa një asistencë të fuqisë më të madhe në botë Qeverinë e ShBA-së”.

“E kemi qartësuar si e shohim formimin e Asociacionit brenda interpretimit të Kushtetutës. Është fol shumë për këtë marrëveshje e pak për pikën 2 të kësaj. La ta bëjë Qeveria e Kosovës një marrëveshje ku shihet që ajo të vije në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, LDK do ta votoj bllanko. Por jam i bindur që kjo Qeveri nuk ka me mujt me marr një nënshkrim me dërguar nga Serbia e me dërguar në Gjykatën Kushtuese tonën. Po Asociacion brenda Gjykatës Kushtetuese ky është qëndrimi im dhe i LDK-së. Kurti ka ndërruar qëndrime sa i përket dialogut dhe këtë na ka pranuar edhe vet në takim”.

I pyetur për zvogëlimin e numrave të të infektuarve dhe sigurimin e vaksinave, Abdixhiku në debatin e organizuar nga Lëvizja Fol, tha se nga ekspertët më të mirë që ka Kosova është konstatuar se sitna e verës ka ndikuar në uljen e rasteve.

Kurse shpreson që Qeveria të filloj sa më shpejt vaksinimit dhe mos të bëhet politikë më, raporton EO.

“Si parti keni filluar një reformë dhe sa do të shtrihet ajo në nivelin lokal në degë dhe në nëndegë qoftë në përfshirjen e grave në zgjedhjet lokale”, ka pyetur Mexhide Nimani drejtoreshë e FOL.

“Kemi nisë shumë herë përgatitjet për zgjedhjet lokale. Kam nis procesin e vlerësimit për të parë funksionalitetin e degëve. Kam shikuar kandidatët potencial”.

“Një nga kandidaturat si ajo e Përparim Ramës është e para e LDK-së dhe kam qenë i kënaqur që u japim qytetarëve një profil që i tejkalon interesat e ngushta partiake. Do të bëjmë një fushatë ndryshe”, është përgjigjur ai.

Të ngjashme