Abdixhiku: Insistojmë në themelimin e Komisionit Hetimor, arsyetimet e kota të pushtetit s’mund ta ndalin

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 14:09 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka insistuar në themelimin e Komisionit për për menaxhimin e krizës me energjinë, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë, Abdixhiku ka thënë se do të vazhdojë bojkoti i opozitës deri në themelimin e këtij Komisioni dhe se “arsyetimet e kota të pushtetit, nuk do t’a ndalin”.

Abdixhiku, tha se krimi, nëse është bërë, atëherë ai nuk fshihet dot.

“Ne kem vendos që të mos votojmë përderisa nuk themelohet komisioni hetimor për menaxhimin e krizës me energjinë. Ka ndodhur një menaxhim skandaloz i krizës energjetike në Kosovë nga zyrtarët më të lartë qeverisës”.

“Kosovës u duhet transparencë e plotë. Po kërkojmë komision hetimor dhe arsyetimet e kota të pushtetit s’mund ta ndalin këtë komision. Unë kësaj qeverie i dërgoj mesazhe të qartë se krimi nëse ka ndodh, nuk do të fshihet ai mbetet aty, herët a vonë do të merremi me këtë çështje. Këtë pikë se kalojmë dot sa më shumë që e fshehin më shumë do të insistojmë”, tha tutje Abdixhiku.

Abdixhiku ka folur edhe për dështimin e marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ka dështuar të arrihet dje gjatë dialogut në Bruksel, mes dy kryenegociatorëve.

Ai ka thënë se ky dialog po rikthehet në dialog teknik, duke bërë që kjo çështje të shkojë në pafundësi, raporton Ekonomia Online.

“Unë besoj qe problemi i dialogut po kthehen në diskutimin teknik të Kosovës dhe Serbisë. Përderisa mbeten në çështje teknike atëherë do të zgjatet në pafundësi dialogu. Tani po futen në një afat të përjetshëm pa agjendë të saktë. Mendoj se dialogu teknik është pa rezultat”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, ka folur edhe për raportet e partisë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se afërsia e Ramës me kryeministrin Kurti është “fake news”.

“Unë s’dua t’i komentoj çështjet e fake news që shpesh bëhen temë nëpër media tona. Kryetari i një komune duhet të ketë marrëdhënie të mira me institucionale me të gjithë përderisa që shërbejnë me interes të qytetarëve”.

“Politikën se bëjmë instrument që të dënojmë qytetarët tanë. Shpresoj që të dalin projekte të mira në komunikime të tilla. LDK është e investuar me asamble, me drejtorë, me kryetarë dhe është interesuar që të ketë projekte të mëdha dhe të ketë bashkëpunim edhe të qeverisë qendrore sepse disa punë nuk bëhen pa këtë bashkëpunim”, tha ai.

Të ngjashme