Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një deklaratë për medie pas tubimit të sontëm në Obiliq, ka thënë se ka një frymë të jashtëzakonshme, që tashmë po bëhet “e zakonshme” gjatë Turneut të Ndryshimit.
“Ndryshimi po vjen, bëhuni gati për një Kosovë ndryshe pas 9 shkurtit”, ka deklaruar Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.
“Kjo është një frymë e jashtëzakonshme siç po e shihni, është e pazakonshme, por po bëhet e zakonshme në tubimet tona, në “Tubimet e ndryshimit”. Është një thirrje për bashkim të së djathtës në Kosovë, por është edhe demonstrim i një momenti të mirë politik, nëpër të cilën po kalon LDK-ja. Kur ka kërkesë nga qytetarët e Kosovës, përgjigjja jonë është fare e thjeshtë: Ndryshimi po vjen, bëhuni gati për një Kosovë më ndryshe nga 9 shkurti”.
“Siç po shihet nga këto tubime, LDK po ka mbështetje të gjithëpopullore në çdo qytet, në çdo anë ka program të mirë politik dhe ka një ekip fantastik më të mirët ne çdo komunë e në çdo qytet”, ka theksuar kreu i LDK-së.