Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka folur për planprogramin e tij nëse del në krye të vendit në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, gjatë një tubimi me qytetarë, Abdixhiku ka thënë se partia e tij ka vizion për vendin.
“Përtej ndarjes e përçarjes, urrejtjes e mllefit, ne kemi Republikën tonë; vetë ëndrrën tonë! Kemi një ide, një vizion, si ta bëjmë të ardhmen e vendit tonë. LDK124”, ka thënë Abdixhiku.