Abdixhiku “kërcënon” Qeverinë Kurti: Ndryshimi po vjen, do t’i ktheni cent më cent

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 20:30 | Nga Ekonomia Online


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar korrupsion e Qeverisë në grantet e dhëna për familjarët e tyre, mafinë energjetike, rezervat shtetërore e kontratat një burimore.

Abdixhiku ka thënë se ndryshimi po vjen.

Përderisa për ata që mashtrojnë e keqpërdorin, ai ka paralajmëruar se nuk ka shpëtim.

‘’Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim’’, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në tubim, në Prizren.

Të ngjashme