Abdixhiku: Kosova aktualisht është në tri kriza të rënda kombëtare

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova aktualisht ndodhet në tri kriza kombëtare.

Ai e ka përmendur polarizimin shoqëror si krizën e parë duke thënë se jemi të ndarë dhe të përçarë si shoqëri.

“Ky është misioni themeltar i ‘Rrugës së Re’. Pra pse kemi ardhur këtu është për shkak të tri krizave kryesore në të cilat është Kosova dhe këto kriza do të doja t’i elaboroja sepse s’i kam bërë asnjëherë më parë”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Sipas tij, të tria janë të rënda dhe të rëndësishme për t’u trajtuar.

“Polarizimi shoqëror. Jemi ndarë dhe përçarë dhe në këtë ndarje ekziston edhe një investim politik. Pra ky polarizim ndoshta ka nisur në 10 vitet e fundit si zë opozitar më tepër kundër çka je e më pak për çka je”, ka shtuar ai më tej.

Abdixhiku: Projekti më i madh i kësaj qeverie është ura dymetërshe në Istog

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që arritja më e madhe e kësaj qeverie është ndërtimi i urës dymetërshe në Istog.

“Gjëja më e dëmshme që na ka ndodhur si shoqëri është varfëria e aspirimit të diçkaje, e ambicies”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kur projekti më i madh i një qeverisjeje trevjeçare me 51 për qind është një urë dymetërshe në Istog, natyrisht që këto gjërat tjera mund të duken edhe të pabëshme.

Abdixhiku shtoi se në planet e tij i ka hequr ato projekte që e ka vlerësuar që nuk janë të bëshme brenda një mandati katërvjeçar.

“Kam hequr shumë projekte nga diskutimi që e kemi pasur për shkak se s’kanë qenë të bëshme”.

Të ngjashme