Abdixhiku: Mërgata jonë është shtyllë historike për Kosovën

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim me bashkëatdhetarët dhe veprimtarët e kësaj partie në në Frankenthal të Gjermanisë. Ai ka thënë që mërgata janë shtylla historike e vendit tonë dhe iu ka bërë ftesë për besëlidhje me qëllimin që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën e 6 nëntorit ka mbajtur një tubim në Frankenthal të Gjermanisë me mërgimtarët dhe veprimtarët e degës së LDK-së në Gjermani. Kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook ka thënë që mërgata janë shtylla historike e Kosovës.

I pari i LDK-së ka theksuar se bashkëatdhetarët kanë kontribuar në çdo etapë zhvillimore të Kosovës dhe se duhet të jemi krenar për këtë fakt.

“Në këtë takim pashë njerëz që kishin nisur kontributin për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para siç dhe pashë njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Pashë burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe i kanë dhënë mërgatën. Kjo mërgatë e jona, është shtyllë historike për Kosovën. Është e pazëvendësueshme, e papërsëritshme dhe e paarritshme”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme