Me rastin e 32-vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ai ka thënë se LKD-ja është themeluar në vitin 1989 nga një grup intelektualësh të kohës në kryer me atin e shtetit dhe të kësaj partie siç e quan ai ish-presidentin Rugova.
Sipas tij, LDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyera historike dhe të paarritshme. Rolin e saj kjo parti ai shtoi se do ta vazhdojë në formimin e shtetit në synimet për integrim veri-atlantik.
“Në vitin 1989 LDK-ja është themeluar nga një grup intelektualësh të shquar të kohës në krye me atin tonë themeltarë të LDK-së të shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova”.
“Parti kjo që i ka prirë një procesi të madh që është kurorëzuar me lëvizjen çlirimtare, me lirinë e Kosovës e më pas edhe me pavarësinë e vendit”.
“LDK ka lënë gjurmë të pashlyera historike dhe të paarritshme dhe roli i LDK-së do të vazhdojnë në synimet tona veri-atlantike”.
Më pas Abdixhiku do të marrë pjesë në ekspozitën me fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, të fotografit Adnan Ruhani.
Përderisa në ora 18:00 do të mbahet manifestimi qendror për shënimin e 32-vjetorit.