Abdixhiku në Bukuresht: LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatët

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, formacionit më të madh politik evropian.

Në fjalën e tij kryetari Abdixhiku shtroi pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin e saj origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes si dhe betejën e përbashkët evropiane kundër popullizmit. Po ashtu ai theksoi se: “e djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian”.

Kryetari Abdixhiku ndër të tjera tha: “LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen!”

Të ngjashme