Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, ka publikuat fotografi nga tubimi zgjedhor në Pejë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Peja foli qartë dhe fuqishëm.
“Në Pejë, mes qytetarëve të këtij qyteti krenar, folëm për nevojën e një kapitulli të ri. Për familjet që meritojnë më shumë mbështetje, për të rinjtë që duhet të kenë arsye për të qëndruar, për zhvillimin ekonomik, pagat më të mira dhe investimet që e çojnë Kosovën përpara”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Peja jonë! 🔥🔥🔥
Peja e Gazit e qyretarëve që e duan punën!
Madhështore.
Një shesh plot njerëz. Plot energji. Plot besim. Një qytet që foli qartë dhe fuqishëm.
Në Pejë, mes qytetarëve të këtij qyteti krenar, folëm për nevojën e një kapitulli të ri. Për familjet që meritojnë më shumë mbështetje, për të rinjtë që duhet të kenë arsye për të qëndruar, për zhvillimin ekonomik, pagat më të mira dhe investimet që e çojnë Kosovën përpara.
Në Pejë garojmë me kandidatin tonë Kujtim Shala me numër 3, kandidatin Arben Gashi me numër 28, kandidaten Besa Gaxherri me numër 44, kandidatin Jeton Kelmendi me numër 61, kandidatin Sadri Berisha me numër 62, kandidaten Dijellza Shala me numër 63, kandidatin Naser Gega me numër 64, kandidaten Besë Qerreti me numër 79, kandidatin Ruzhdi Blakaj me numër 95, kandidatin Niq Krasniqi me numër 98 dhe kandidatin Riza Krasniqi me numër 105.
Peja ka ditur gjithmonë të prijë në momente të mëdha. Edhe sot, na dha një mesazh të qartë: shpresa është kthyer. Bashkimi po rritet. Rrugëtimi ynë po merr forcë. ✌️🔥