Abdixhiku premton investime në turizëm dhe rritje paga për pjesëtarët e shërbimeve publike në Novobërdë

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 17:25 | Nga Hasan Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Novobërdë, raporton Ekonomia Online.

Para të pranishmëve, kreu i LDK-së premtoi investime për banorët e kësaj ane, me theks investime në fushën e turizmit.

“Sot jemi bashkë drejt ndryshimit srwjt fitores së madhe më shkurt, për një Kosovë drejt zhvillimit ekonomik e jo të një Kosovë kur rinia ikën. Para jush nuk jam për tu ankuar sikurse bëjnë të tjerët e as për t’u bërë bashkë në ankesat siç bëjnë të tjerët. Jam këtu që të shpalos disa zotime të ‘Rugës së Re’, për të gjitha kategoritë në nevojë. Prandaj zgjedhja për të dalë nga kjo gjendje është prpgrami ynë”.

“Kosova jonë ndpdhet në udhëkeyq insitutucional për shkak të politilave të një qeverisje populiste dhe ju banorë nga kjo anë duhet ta dini peshën e këtyre zgjedhje. Kjo qeverisje u ka lënë pa një urë dhjetëra metërshe. Ata nuk i shohin hallet e juaja, nuk i shohin brengat tuaja dhe më 9 shkirt duhet t’u tregojmë që dimë ndryshe. Për gjithë zyrtarët publikë, përfshirë policë, mjekë, e mësimdhënës e të tjerë do të kenë 150 euro vlerën e koeficientit. Pra që në javën e parë, koeficienti do të bëhet 150 euro”, u shpreh Abdixhiku, teksa përmendi edhe ndërtimin e Spitalit të Ri në Kosovë me një shifër prej 500 milionë euro.

Ndërsa kryetari i degës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, deklaroi që qeverisja aktuale nuk ka bërë asnjë investime për banorët e kësaj ane.

Duke qenë kandidati i vetëm i kësaj komune, Ymeri kërkoi votë nga qytetarët pa dallim partie, pasi “asnjë nga partitë s’kanë propozuar kandidatë për deputetë”.

Të ngjashme