Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zhvilluar një tubim masiv në Lipjan.
Shumë qytetarë morën pjesë në këtë tubim, komunë të cilën e qeverisë LDK-ja.
“Lipjan”, ka shkruar në Facebook kandidati i LDK-së për kryeminsitër Lumir Abdixhiku, teksa ka postuar fotografi nga masa e qytetarëve.
“Nën qeverisjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, çmimet e energjisë nuk guxojnë të rriten për katër vitet e ardhshme, rritjen e koeficientit në 150, rritjen e pagave për mësuesin, pensionerin… 5 miliardë euro investime kapitale…”, tha mes tjerash Abdixhiku.

