Abdixhiku, Qeverisë: Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim mbi zhvillimet, për raportin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke u shprehur se kërkesa për ecje me Amerikën, është akt patriotik.

Sipas tij, ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti, përcjell klankosova.tv.

”Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë.

Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë.

Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti.

Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”.

Të ngjashme