Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

Prishtinë | 19 Nën 2023 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku mori drejtimin e partisë më të vjetër në vend.

Delegatët e LDK-së unanimisht votuan që Abixhiku ta drejtojë partinë edhe për katër vjet. S’pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.

Të ngjashme