Pas prezantimit të programit në fushat e ekonomisë dhe shëndetësisë, LDK-ja sot do të shpalos programin politik “Rruga e Re” për kulturën, sportin dhe turizmin, raporton Ekonomia Online.
“Ky projekt synon ta transformojë kulturën, sportin dhe turizmin e vendit tonë, ashtu siç dhe e meritojnë qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.
Ky prezantim do të bëhet nga ora 18:00, në Sallën e Kuqe të kryeqytetit.