Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin e radhës mobilizues me Shtabin e Prishtinës, ndërsa përgatitjet për zgjedhjet nacionale po vazhdojnë, raporton Ekonomia Online.
“Vetëm pak ditë na ndajnë nga ky moment historik, ndërsa ekipi po punon vazhdimisht për këtë fitore. Ky është momentumi më i mirë i LDK-së dhe për këtë do të punojmë fort që ta mirëmbajmë deri në fitoren e madhe”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Po ashtu bëhet e diturb se do të vazhdojnë takimet me qytetarë në çdo lagje, shtëpi anë e kënd Prishtinës dhe gjithandej Kosovës.
“Do të vazhdojmë të prezantojmë vizionin e LDK-së; programin e vetëm politik “Rruga e re” dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat e përditshme të qytetarëve. Ky është programi i vetëm politik që sjell ndryshimin dhe zhvillimin e mirëfilltë për vendin tonë, dhe është program i domosdoshëm për Kosovën. Me këtë program, LDK do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës, krijimin e mundësive për të rinjtë, rritjen e pagave, uljen e kostos së jetesës dhe investimet strategjike që sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën. Bëhu ndryshimi!”, thuhet në njoftim.