Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Sipas njoftimit nga kjo parti, në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve aktuale në vend, si dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike rreth këtyre zhvillimeve. Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Blitt vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme në interes të të dyja vendeve.