Abdixhiku: Urime 9 prilli, Dita e Kushtetutës

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram urimi: 

“12 vjet më parë, Kosova vendosi themelet e shtetësisë së vet duke e aprovuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.  

Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse. 

Në këtë ditë veçanërisht, por, edhe çdo ditë, duhet të kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbronë integritetin e sovraniterin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë.  

Tē gjithë qytetarëve të Kosovës,  

Urime 9 prilli, Dita e Kushtetutës.” 

Të ngjashme