Abdullahu: Qeveria Kurti i mori votat në emër të bashkimit kombëtar, tash po përçanë

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka kritikuar Qeverinë Kurti për prishje të raporteve me Shqipërinë. Ai tha se Qeveria Kurti i mori votat për bashkim kombëtar por tash po bënë përçarje.

Sipas tij, Kurti dhe partia e tij i kanë marrë votat në emër të bashkimit kombëtar, në emër të përdorimit të flamurit kuq e zi.

Abdullahu ka thënë se kjo u pa gjatë vizitës së djeshme të kryeparlamentarit Glauk Konjufca në Shqipëri, ku nuk u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“VV ka marrë shumë vota dhe ka fitu shumë simpati, sidomos në zgjedhjet e fundit. Sot raportet e Qeverisë aktuale të Kosovës me Tiranën zyrtare kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe gjasat që ato të riparohen nuk po duken se janë afër. Këtë më së miri e Ilustron vizita e z. Konjufca në Tiranë dhe mos takimi me Kryeministrit Rama. Unë mendoj se kjo po ndodh për fajin e Qeverisë Kurti”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se kjo Qeveri ka thënë se do ta bashkoj Kosovën me Shqipërinë, tani po e bën mu të kundërtën, po i ndanë e përçanë ato.

“Po ama, votat dhe simpatitë e fituara me këtë kauzë kjo Qeveri i ka në xhep. S’ka që ja merr”, ka shtuar Abdullahu.

Të ngjashme