Punonjësi i sigurimit të Kuvendit të Maqedonisë, Abdylfetah Alimi, nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat M, tregon momentet e tmerrit që ka kaluar bashkë me Ziadin Selën, kur atë e kishin rrahur për vdekje huliganët që sulmuan Kuvendin – ditën që Talat Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar.
Në kohën kur ai e shpëtoi atë – huliganët ishin duke ushtruar dhunë brutale ndaj Selës.
Abdylfetahu tregon se si bashkë me Selën për disa orë me radhë kanë qëndruar vetëm.
Ndërkohë në sallë është paraqitur vetëm motra medicionale e Kuvendit për t’i dhënë infuzion.
Orën e tmerrit, Abdylfetahu i përshkruan të gjata si shekuj.
Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre.
Dëgjojeni rrëfimin rrëqethës të njeriut që i shpëtoi jetën Selës.