Sela është jashtë rrezikut për jetën

Shkup | 27 Pri 2017 | 20:31 | Nga

Kryetari i PDSH-së, Zijadin Sela, ka konfirmuar se edhe ai ka qenë shënjestër e grupit që sulmoi deputetët në parlamentin e Maqedonisë.

Edhe pse nuk pranoi të flasë më shumë detaje Sela konfirmoi se ai ishte rrethuar dhe ndaj të tij është ushtruar dhunën.”U sulmova nga dhunuesit e Parlamentit”, ka theksuar Sela, për në një prononcim për Strugalajm.

Në Maqedoni ka eskaluar situata pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të parlamentit, pas së cilës turma ia ka mësyrë sallës së Kuvendit.

Alsat ka njoftuar se në mesin e deputetëve më të lënduar është ai shqiptar, Zijadin Sela. Mësohet se gjendja e Zjadin Selës është jashtë rrezikut për jetën.

Një fotografi ku besohet të jetë deputeti nga Struga e shpërfaq atë në gjendje të rëndë shëndetësore e me fytyrë të përgjakur duke e tërhequr zvarrë disa persona.

Nga Shkupi, edhe njëherë shqiptarëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Ambasadorët e vendeve të Quintit në Shkup kanë bërë apel që të ndalet dhuna, ndërsa Komisionari Hahn ka thënë se dhuna nuk e ka vendin në Kuvend.

Zijadin Sela lëndohet rëndë nga protestuesit në Parlament

Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma – PDSH, është lënduar rëndë nga protestuesit që u futën në Parlamentin e Maqedonisë, njofton Klan Kosova, duke u bazuar në raportimet e medieve në Maqedoni.

Ende nuk dihet se çfarë saktësisht ka ndodhur, por siç raportojnë disa medie në Maqdoni, Sela është lënduar rëndë.

Pos, Selës janë lënduar edhe disa deputetët të tjerë dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme