Zijadin Sela nuk dorëhiqet nga kreu i partisë

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 20:05 | Nga

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nuk do të tërhiqet nga kreu i partisë edhe pse humbi zgjedhjet për kryetar të Strugës nga kandidati i BDI-së, Ramiz Merko.

Sela ka ftuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në mejdan zgjedhor në nivel kombëtar.

Në një prononcim ai thotë se është i bindur se sikur LSDM dhe BDI të garonin bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, humbjen do ta kishin të sigurt.

“Aleanca me Besë do të garojë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe BDI-në do ta çojmë në opozitë”, ka thënë Sela.

Sipas tij, koalicioni me VMRO-DPMNE nuk vjen parasysh. “Mos më ofendoni, kjo është gjuha që BDI ka përdorur kohët e fundit dhe e Zoran Zaevit.”, vlerëson Sela, njofton Almakos.

Nga Lëvizja Besa nuk ka ende përgjigje për fatin e Bilall Kasamit pasi humbi zgjedhjet për kryetar të Tetovës, nga kandidatja e BDI, Teuta Arifi. Ata nuk deshën të komentojnë arsyet e humbjes në Tetovë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme u tha edhe zyrtarisht se vendin e Bilallit në Kuvend do ta zërë Nexhbedin Karemani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme