Abelard Tahiri e kalon festën me djalin e ish-presidentit Thaçi

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka vendosur që natën e Vitit të Ri, ta kalojë me djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endritin.

Ish-presidenti Thaçi gjendet në Burgun e Hagës, bashkë me ish-eprorët e tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e të tjerë si të akuzuar për krime lufte.

Deputeti Tahiri ka qenë njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Hashim Thaçit.

Ai ka postuar një fotografi me të birin e vetëm të ish-presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme