Ministri i Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Tahiri ka marrë ftesë nga Specialja dhe do të udhëtojë për në Hagë në fund të muajit tetor, transmeton RTV Dukagjini.
Përndryshe, gjatë të martës Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish deputetin e PDK-së, Fadil Beka. Ky i fundit shërbeu si doktor gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Pos Bekës, nga Specialja janë ftuar edhe dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.