Abetarja, libri që bashkoi trojet shqiptare

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 11:45 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar manifestimin kombëtar “Festa e Abetares 2017”.

Ministri i Arsimit në largim, Arsim Bajrami, ka thënë se abetarja i ka përmbajtur torturave të popullit shqiptar, raporton Ekonomi Online.

Ai ka falënderuar mësimdhënësit që kanë ruajtur 36 shkronjat e arta. Ai ka thënë se fëmijët janë e ardhmja e popullit shqiptar dhe abetarja është libri që i bashkon trojet shqiptare.

“Abetarja të jetë një shembull i mirë për ndërtimin e shtetit dhe trojeve shqiptare”, ka thënë Bajrami.

Kurse drejtoresha Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, u ka uruar Festën e Abetares fatosave të trevave shqiptare.

Ajo ka thënë se duhet të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë që të jenë e ardhmja e këtij vendi.

Teuta Cangu përfaqësuese e Drejtorisë së Arsimit në Kukës, duke uruar festën e përbashkët të Abetares mes Kosovës, Bujanocit dhe Shqipërisë ka thënë se mbarësia e popullit shqiptarë është në duart e fëmijëve.

Edhe Driton Rexhepi përfaqësues nga Medvegja ka thënë se Abetarja në Kosovën Lindore është përballur me probleme të mëdha.

Në këtë festë po marrin pjesë nxënës nga qytete të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë e Bujanocit.

 

Të ngjashme