Ousmane Dembélé apo Kylian Mbappé? Kush i përshtatet më shumë Barcelonës? Ish-lojtari i kombëtares franceze, Eric Abidal, ka zgjedhur lojtarin e Dortmundit.
I pyetur në disa medie spanjolle për interesimin e klubit katalanas për mesfushorin, ai ka folur me fjalë të mëdha për bashkëpatriotin e tij, të cilin e ka “ftuar” t’u bashkohet yjeve si Lionel Messi dhe Neymar.
“Ai është një lojtar shumë i talentuar. Do të ishte një blerje e mirë për klubin”, ka thënë 37-vjeçari, i cili e ka veshur fanellën blaugrana nga viti 2007 deri në vitin 2013. “Sigurisht që Dembélé mund të luajë për Barcelonën. Ai është një përfaqësues i mirë i sistemit të stërvitshmërisë franceze, që gjithnjë prodhon lojtarë të fortë”, ka shtuar ai.
Abidal gjithashtu ka shtuar se Dembélé mund të rritet edhe më shumë në “Camp Nou”. “Ai është një lojtar i rrezikshëm dhe me shumë cilësi, të cilat i ka treguar në Dortmund dhe me kombëtaren. Një lojtar i ri duhet të luajë sa më shumë, por kalimi te Barcelona do të ishte një plus për të. Atje ai do të rritej”.