Aborti përplas peshkopët katolikë amerikan me Joe Bidenin

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Peshkopët katolikë të SHBA-së janë në një kurs të mundshëm të përplasjes me presidentin amerikan, Joe Biden pasi votuan një dokument që mund të kërkojë që të ndalohet nga Kungimi i Shenjtë.

Konferenca e Peshkopëve Katolikë të SHBA (USCCB) hartoi një dokument mësimor mbi politikanët që mbështesnin abortin, raporton bbc.

Kungimi i Shenjtë është rituali më i rëndësishëm në besimin e krishterë katolik. Presidenti katolik merr pjesë rregullisht në shërbesat e Kishës.

Duke iu përgjigjur lajmeve për votën e peshkopëve, ai tha se “Kjo është një çështje private dhe nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.

Ndryshe, Vatikani tashmë ka treguar kundërshtimin ndaj lëvizjes së peshkopëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme