Aborton 11 vjeçarja e cila mbeti shtatzënë pasi u përdhunua shumë herë nga gjyshi i saj

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Një 11 vjeçare që mbeti shtatzënë pasi u përdhunua disa herë nga gjyshi i saj në Bolivi, ka pësuar një abort në javën e 21-të pasi familja e saj, e cila e kishte kundërshtuar abortin, u pendua.

Vajza tani është shtruar në spital pasi i është nënshtruar procedurës të hënën.

11 vjeçarja ngeli shtatzënë nga 61 vjeçari në Yapacani, një qytet i vendosur në provincën e Ichilo. Ajo fillimisht ishte vendosur të bënte një abort, tha media lokale Pagina Siete më 21 tetor, por në momentin e fundit nëna e të miturës ndryshoi mendje dhe tha se do ta kalonte shtatzëninë.

Në fillim, nëna e saj kishte mbështetur abortin, por ndryshoi mendje pasi një organizatë katolike e thirri dhe i bëri presion që të mos aprovonte abortin, sipas medias lokale Debate.

Mësohet se kjo ka shkuar në kundërshtim me dëshirën e mjekëve të vajzës dhe të autoriteteve gjyqësore, të cilët kishin këshilluar që shtatzënia të ndërpritej dhe vendimi shkaktoi bujë në vend. Por disa javë pas anulimit të abortit, nëna e të miturës ndryshoi sërish mendje dhe vajza e saj më në fund iu nënshtrua operacionit, raportoi Debat të hënën, 8 nëntor.

Nuk dihet pse nëna ndryshoi mendje.

Operacioni u krye të hënën dhe vajza raportohet se ishte në gjendje stabile dhe po shërohej në spital.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, aktualisht po mbahet në paraburgim, sipas medias lokale El Deber. 11 vjeçarja dhe motra e saj 15 vjeçare, kishin jetuar nën kujdesin e të dyshuarit që nga shkurti i kaluar. Kjo për shkak se nëna dhe babai i tyre, gjithashtu emrat e të cilit nuk janë bërë të ditur, punonin në kryeqytetin La Paz si kuzhiniere dhe si murator, sipas El Deber.

Është konstatuar se 11 vjeçarja ishte 21 javëshe shtatzënë pas ekografisë së parë nga mjekët.

Aborti është përgjithësisht i paligjshëm në Bolivi, megjithatë, lejohen përjashtime në rastet e sulmeve seksuale, keqformimeve kongjenitale ose kur jeta e nënës është në rrezik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme