Abrashi i AAK-së kërkon nga Qeveria që secilit qytetar t’i ndahen nga 100 euro

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 13:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se masat  ekonomike të marra nga Qeveri në detyrë, janë të pamjaftueshme dhe ka kërkuar që secilit qytetarë t’i ndahen nga 100 euro, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie ku ka folur për  rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit, AAK-ja ka propozuar që qytetarëve t’iu ndahen nga 100 euro për secilin.

“Ne si AAK propozojmë që të ndahen si mbështetje e menjëhershëm për secilin qytetarë të ndahen nga 100 euro. Mbështetja do të shpërndahej bazuar në ekstraktet familjare në secilën komunë. Nga ekstraktet nxirren saktë numri i familjeve dhe anëtarëve të tyre rezident në Kosovë dhe kështu mbështesim drejtëpërdejt secilën familje sipas numrit të anëtarëve pa dallim në tejkalim të kësaj pandemie”, tha ai.

Sipas tij vlera ë kësaj përllogaritje do të ishte 170 milionë euro dhe këto mjetë duhet të sigurohen sa më shpejtë.

“Tashmë jemi të vetëdijshëm se krizën ekonomike e kemi në derë dhe pasojat do të jenë edhe me rë rënda nëse reagimi nuk do të jetë i fuqishëm. Masat e propozuara nga Qeveria nuk mjaftojnë dhe implementimi po shkon shumë ngadalë dhe është i ngarkuar me procedura dhe paqartësi që më shumë do të shkaktojë vonesa e që do të ndikojë në rritjen e pasigurisë ekonomike. Në këto masa nuk janë përfshirë edhe shumë kategori, si punëtorët pa kontrata, ekonomitë e vogla familjare e të vetëpunësuari e paregjistruar, nënat vetë ushqësuese që varen nga alimentacioni, familjet që jetojnë nga remitencat etj”, ka thënë Abrashi.

Po ashtu, Abrashi ka thënë se përveç vendimeve të sipërpërmendura, duhet krijuar edhe një task-frocë të veçantë që do të merret me mbrojtjen e sektorit privat dhe vendet e punës nga kriza e pandemisë.

“Duhet krijuar një task forcë që të ruhet sektori privat dhe vendet e punës nga kriza e pandemisë. Këto mjete janë të domosdoshme, meqensë pritet rënie e remitencave të diasporës. Duhet të ndryshohet TVSH, dhe e njëjta të paguhet pas shitjes së produktit, jo paraprakisht. Ne si AAK e shohim të nevojshëm për të ardresuar masat që duhet ndërmarrë, për mbrojtjen e punëtorëve të sektorit privat dhe publikut, si dhe mijëra biznese aktive që sot ballafaqohen me vështirësi të madh”, ka theksuar ai.

Sipas tij, çdo intervenim i vonshëm nuk do ta ketë efektin e njëjtë sikur tani.

Të ngjashme